Ambasadori i Qipros thotë se s’ka ndryshim qëndrimi sa i përket Kosovës

Ambasadori i Qipros në Serbi, Demetrios Theophylactou, ka thënë se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Kosovës dhe se vazhdon të mos e njoh atë.

“Qiproja respekton integritetin territorial të Serbisë, ashtu siç respekton integritetin territorial të gjitha vendeve tjera. Qëndrimë ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, jo vetëm sepse kemi një problem të ngjashëm. Për të qenë të besueshëm, ne duhet të udhëhiqemi nga qëndrime konsistente e parimore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ambasadori për gazetën “Politika”.

Ai është në përfundim të mandatit të tij në Beograd.

Back to top button