Ambasadori italian në takim me Osmanin: Mbështesim një Kosovë të sigurt dhe multietnike

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Rui, është takuar sot në presidencë me shefen e shtetit, Vjosa Osmanin. De Riu ka thënë se me Osmanin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se në takim është folur edhe për përkrahjen e Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multi-etnike.

“Ambasadori Antonello De Riu u takua me Presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar zhvillimet e fundit. Në bisedë u theksua mbështetja e vendosur të Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multietnike”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button