Ambasadori italian takon kryetarin e Kushtetueses: Shkëmbim i frytshëm për zhvillimet e fundit

Ambsadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është takuar sot kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi
Në njoftimin e ambasadës italiane bëhet e ditur edhe se ambasadori Antonini dhe kryetari Rexhepi kanë theksuar bashkëpunimin e ‘‘shkëlqyer me Italinë’’, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të ekspertizës juridike dhe praktikës kushtetuese.
‘‘Ambasadori Antonini u takua me z. Nexhmi Rexhepi, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për një shkëmbim të frytshëm mbi zhvillimet e fundit. Ata theksuan gjithashtu bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të ekspertizës juridike dhe praktikës kushtetuese’’, thuhet në postim.