Ambasadori Malaj: Shqipëria do të rrisë prezencën e KFOR-it në Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka theksuar se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut.

Malaj thotë se ia ka konfirmuar Komandantit të KFOR, se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. “Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj”

“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoj Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj. Gjithashtu, i bëra të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut”, ka shkruar ai në faqen e tij në ‘Facebook’.

Back to top button