Ambasadori Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Gjermanët u janë drejtuar sot kutive të votimit, pas një fushate intensive.

E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet në Gjermani.

Ai ka ftuar disa miq dhe kolegë në rezidencën e tij në Prishtinë, ku po presin rezultatet e zgjedhjeve.

Kështu është bërë e ditur në një postim të ambasadës gjermane në Instagram.

“Rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani tregojnë se do të jetë një natë e gjatë dhe intensive para televizorit”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.’

Back to top button