Ambasadori suedez: Nesër konkludimi për zgjedhje

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka deklaruar se do të donte që situata në veri të Kosovës të ishte më ndryshe.

Westerlund ka thënë se të hënën do të ketë konkludim për zgjedhjet.

“Kjo është hera e parë që Lista Serbe i bojkoton zgjedhjet. Lista Serbe ka marrë pjesë tetë herë në zgjedhje, por për fat të keq nuk po merr pjesë kësaj radhe. Mirëpo, sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky është vendimi i presidentes”, tha Westerlund për “Kosovo Online”.

Ai gjithashtu ka shtuar se është e rëndësishme të ketë pjesëmarrje në zgjedhje.

“Konkluziionet do të bëhen nesër. Por, tani mendoj se është e rëndësishme të ketë pjesëmarrje në zgjedhje. Natyrisht ne e kuptojmë se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë në dakord në shkurt dhe mars në Marrëveshjen e Ohrit. Pjesa e kësaj është edhe obligimi i Prishtinës për ta formuar AKS-në. Edhe kjo është e rëndësishme, por e rëndësishme është edhe pjesëmarrja në zgjedhje”, tha ambasadori suedez nga Leposaviqi./21Media

Back to top button