Ambasadorit britanik: Partitë të vendosin shtetin para interesave partiake

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi se të martën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Hargreaves tyha se me Osmanin është pajtuar që ngërçi i vazhdueshëm politik do të jetë i rëndë për Kosovën dhe popullin e saj.
“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe ia përmenda përgjegjësinë e të gjitha partive politike që të vendosin shtetin para interesave partiake dhe të gjejnë zgjidhje”, ka shkruar Hargreaves./21Media