Ambasadorja britanike kthehet në Kiev
Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Ukrainë, Melinda Simmons, thotë se ajo është kthyer në Kiev pasi u largua nga qyteti kur e pushtoi Rusia.
Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi gjatë një vizite në Delhi javën e kaluar se Ambasada britanike në kryeqytetin ukrainas do të rihapet këtë javë.
Kjo vjen pasi Rusia tërhoqi forcat nga rrethi i Kievit kur nuk arriti të pushtonte kryeqytetin dhe nisi një sulm në rajonin lindor të Donbasit./21Media
It was a long drive but worth going the distance. So good to be in #Kyiv again. pic.twitter.com/FsQe0xnEIz
— Melinda Simmons (@MelSimmonsFCDO) April 29, 2022