Ambasadorja Çitaku sulmohet me vezë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është sulmuar sonte me vezë nga vajzë në SHBA.

Ambadadorja ishte e ftuar në një bashkëbisedim në Denver Women in International Security. Aty ajo ka folur bashkë me ambasadorin Christopher Hill para një grupi të studentëve dhe mysafirëve të shumtë në situatën në Kosovë dhe  për rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit .

Bashkëbisedimi kishte shkuar në rregull derisa ishte paraqitur një aktiviste shqiptare që e kishte akuzuar Citakun se është kriminele, vrasëse – duke ju referuar rastit të Astrit Deharit. Madje sulmuesi e ka akuzuar edhe ambasadorin Hill duke i thënë se po i promovon kriminelët.

Krejt në fund ajo ka hedhur vezë në drejtim te Vlorës.

“Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin.  Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip. Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit” ka shkruar nder tjerash Vlora Çitaku në facebook pas këtij incidenti. / 21Media

Back to top button