Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Koha për ta mbyllur misionin e UNMIK-ut është tani

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea u takua me presidenten Vjosa Osmani, ku përmes një postimi në X, u shpreh edhe e nderuar për këtë takim.
Në shkrimin e saj thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe shton se janë të përkushtuara fuqishëm për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara.
Ajo shtoi se koha për ta mbyllur UNMIK-un, misionin e OKB-së, është tani.
“Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe janë të përkushtuara fuqishëm për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur UNMIK-un, misionin e OKB-së është tani”, thuhet në postim.
E para e vendit gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me zëvendës sekretarin e Shtetit, Christopher Landau dhe me Senatorin amerikan Andy Kim.
Honored to meet with Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS. The United States counts Kosovo as a close strategic partner and is strongly committed to its full recognition within the United Nations. The time to close UNMIK is now. pic.twitter.com/J8LLqzP43g
— U.S. Mission to the UN (@USUN) July 11, 2025