Ambasadroi serb në SHBA takohet me Trumpin, e fton ta vizitojë Serbinë

Ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Dragan Shutanovac, ia dorëzoi presidentit amerikan, Donald Trump letrat kredenciale më 28 korrik në Shtëpinë e Bardhë.

Shutanovac  përmes një postimi në platformën X tha se  e ka ftuar Trumpin ta vizitojë Serbinë.

“Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, biseduam për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ia kujtova presidentit Trump se asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë që nga viti 1980 – dhe e ftova ta ndryshojë këtë”, shkroi Shutanovac./21Media

Back to top button