Amber Heard bëhet nënë e binjakëve, zbulon emrat e veçantë të tyre

Amber Heard është bërë nënë sërish, kësaj radhe me binjakë. Aktorja 39-vjeçare njoftoi të dielën në Instagram se ka mirëpritur në familje një djalë dhe një vajzë, të cilët i ka quajtur Ocean dhe Agnes.
Ajo ndau lajmin bashkë me një foto të këmbëve të vogla të fëmijëve.
“Të bëhem nënë vetë dhe sipas kushteve të mia, përkundër sfidave të mia me fertilitetin, ka qenë përvoja më mirë e jetës sime. Jam përjetësisht mirënjohëse që pata mundësinë ta bëj këtë me përgjegjësi dhe mendim të thellë”, ka shkruar Heard.

Aktorja jeton aktualisht në Spanjë, pasi u tërhoq nga jeta publike pas betejave ligjore të profilit të lartë me ish-bashkëshortin, aktorin, Johnny Depp. Ajo është gjithashtu nënë e vajzës katërvjeçare Oonagh.
Në postimin për Ditën e Nënës, Heard ka shkruar se tani po feston “plotësimin e familjes” për të cilin ka ëndërruar prej vitesh.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?