AME: Ekziston mundësia për përkeqësim, por aktualisht situata është e menaxhueshme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent pas vërshimeve thotë se situata paraqitet dinamike, me raste të lokalizuara në disa komuna, ndërsa në pjesën tjetër gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
Sipas kësaj agjencie nuk ka raportim për vdekje të njerëzve, dëmet materiale janë të kufizuara por janë në proces të vlerësimit.
AME shton se ekziston mundësi për përkeqësim të situatës nëse ka reshje të reja, por rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm.
• të shmangin zonat e rrezikuara,
• të ndjekin njoftimet zyrtare,
• çdo rast emergjent ta raportojnë në 112.