Amerikanët ndihmojnë Maqedoninë me 10.3 milionë dollarë

Maqedonia e Veriut do të marrë 10.3 milionë dollarë shtesë si mbështetje amerikane për zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe ekonomisë konkurruese me ndryshimin. Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtori i USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Jerry Dyble, në prani të ambasadores së SHBA-së, Kate Marie Burns. Sipas Besimit, mbështetja që vendi merr nga Shtetet e Bashkuara në këtë periudhë krize nga konflikti ruso-ukrainas është e një rëndësie të madhe.
“Sot nënshkruam amendamentin e marrëveshjes për përkrahjen e … Maqedonisë së veriut që nënshkruajmë sot me vlerë prej 10.3 milion dollarë …… dhe kjo bën pjesë në 56.6 milion dollarë përkrahje në kuadër të kësaj marrëveshje. Prioritet janë me përkrahjen e kësaj marrëveshje për 5 vjeçarin e ardhshëm të ekonomisë prioriteti i dytë është për përkrahjen e të rinjve në ekonominë e vendit si dhe prioritet i tretë është lufta kundër korrupsionit. Me këtë ne arrijmë një përforcim të bashkëpunimit ndërmjet SHBA dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.
USAID ka mbështetje të vazhdueshme për arritjen e qëllimeve në vend deklaroi Xheri Dajbëll, drejtoreshë e USAID-it. Ajo shtoi që marrëveshja është për 3 fusha kyçe.
“USAID deri tani ka dorëzuar 10.3 milionë dollar shtesë në formë financimi, me të cilat shuma totale e kontratës do të arrijë në 22.12 milion dollarë amerikanë. Kjo tregon se USAID ka mbështetje të vazhdueshme për arritjen e qëllimeve në vend. Marrëveshjet për zhvillimin e partneritetit kufitar janë në 3 fusha kyçe, përkatësisht rritje më e madhe ekonomike përmes përmirësimit të konkurrencës, zvogëlimin e pengesave për zgjerimin e tregjeve euroatlantike dhe sigurimin e energjisë elektrike.”, deklaroi Xheri Dajbëll drejtoreshë e USAID.
Ambasadorja Kejt Mari Berns theksoi se që nga pavarësia e Maqedonisë USAID-i ka mbështetur qëllimin që Maqedonia të bëhet vend demokratik.
“Ky grand padyshim që do i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në veshjen e së ardhmes së gjithë Ballkanit Perendimor. Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut USAID-i ka mbështetur qëllimin tuaj për të bërë bjë vend demokratik i bazuar në sundimin e ligjit ose mundësitë për të gjithë qytetarët”, pohoi Kejt Mari, ambasadore.
Ambasadorja gjithashtu shtoi se të dyja palët u angazhohen të punojnë së bashku dhe të zbatojnë nisma që janë të dobishme për Maqedoninë e Veriut./TV21

Back to top button