AMPEK: Kapja politike e KPM-së, rrezik për demokracinë e Kosovës

Rëndësia e pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media (KPM) në Kosovë, si një institucion kyç në mbrojtjen e lirisë së medias dhe shmangien e ndikimeve politike është jetike për një shoqëri demokratike. Në fakt, përfshirja e KPM-së në Kushtetutën e Kosovës e bën atë një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe lirisë së shprehjes në vend.
Roli i KPM-së si rregullator është thelbësor për garantimin e një peizazhi mediatik të lirë dhe të drejtë, duke u siguruar që asnjë forcë politike ose interes tjetër të mos ushtrojë kontroll mbi mediat. Në këtë kontekst, angazhimi i mediave elektronike për të mbrojtur pavarësinë e KPM-së është jetik. Ato jo vetëm që dokumentojnë dhe raportojnë përpjekjet për kapjen politike të KPM-së, por edhe tregojnë solidaritet të fortë në ruajtjen e integritetit të këtij institucioni.
Përpjekjet për kontrollin politik të KPM-së jo vetëm që kërcënojnë lirinë e medias, por edhe minojnë besimin e publikut në institucione. Rezistenca e fortë ndaj këtyre përpjekjeve nga mediat dhe shoqëria civile dëshmon që kjo nuk është një ndërmarrje e lehtë dhe se ruajtja e pavarësisë së KPM-së është një prioritet kombëtar për demokracinë dhe zhvillimin e Kosovës.
Deklaratë e kryetares së Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës -AMPEK, Afërdita Saraçini Kelmendi