Presidenti amerikan, Donald Trump thuhet se do të nominojë Amy Coney Barrett, një të preferuar të konservatorëve socialë, për të qenë në krye të Gjykatës së Lartë.

Vendimi i presidentit që do të zbulohet në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, kjo është konfirmuar për CBS News dhe media të tjera amerikane.

Ajo do të zëvendësojë Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten e kaluar, transmeton rtv21.tv.

Përzgjedhja e saj është parë me shqetësim nga grupet liberale. Grupet për të drejtat e abortit janë shprehur të shqetësuara se kjo gjykatëse mund të ofrojë ndihmë për ta kthyer mbrapsht vendimin e vitit 1973, me të cilin aborti ishte legalizuar në nivel kombëtar./21Media