​Ancelotti e pranon se do të flejë mirë para ndeshjes së nesërme kundër Bayernit

Carlo Ancelotti e ka pranuar se do të “flejë mirë” përpara ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Ancelotti foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër gjigantit të Bundesligas, Bayern Munich në “Santiago Bernabeu” në Madrid, raporton KosovaPress.

“Jam i kënaqur me punën dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët pavarësisht vështirësive të shumta. Unë e vlerësoj që, pavarësisht nga cilësia e të gjithë futbollistëve të mi, ne punojmë mirë si ekip. Ata sakrifikojnë dhe janë të gjithë të fokusuar. Kjo është me siguri diçka që unë e vlerësoj”, tha Ancelotti.

Ndërsa u pyet se si është përgatitur ai për ndeshjen dhe cilat janë ndjenjat e tij sot, Ancelotti nuk dukej i brengosur duke thënë se do të flejë mirë sot.

“Është një nga ditët më të mira të sezonit. Jemi pranë një finaleje tjetër. Jam i lumtur sepse e shoh mirë ekipin. Do të fle mirë, por nesër është një ditë tjetër”, tha Ancelotti.

Back to top button