Ancelotti kritikon mbrojtjen e Realit pas barazimit me Levanten

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur i pakënaqur me mbrojtjen e skuadrës së tij, veçanërisht në pjesën e dytë, në të cilën ata kanë pësuar tri gola kundër Levantes, duke bërë kështu që të humben dy pikë në ndeshjen e dytë të La Ligas.
Real Madridit i janë dashur dy gola nga Vinicus Jr për t’u rikthyer pasi ishin në disavantazh për të shmangur kështu një humbje të papritur nga Levante.
“Ndeshja ishte e çmendur. Pasi kontrolluam mirë pjesën e parë, në i dorëzuam dy pikë në të dytën”, ka thënë Ancelotti.
Ai ka shtuar se angazhimi mbrojtës duhet të jetë më i mirë.
“Është e vështirë të shpjegosh, duhet të jesh i fokusuar gjatë gjithë kohës, ne nuk e patëm këtë.”  Kemi lënë shumë zona të lira në mbrojtje dhe kjo nuk më ka pëlqyer. Duhet të reagojmë dhe të përmirësohemi në shumë aspekt.”, ka thënë në fund trajneri italian.

Back to top button