Ancelotti njofton për largimin e yllit të madh nga Real Madridi
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Gareth Bale do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.
Kapiteni 32-vjeçar i Uellsit, i cili e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar te Tottenhami, ka startuar vetëm katër ndeshje në La Liga këtë sezon.
Bale u rikthye në formacionin fillestar të Madridit në barazimin 0-0 të së shtunës me Villarrealin dhe pas asaj loje Ancelotti çuditërisht e futi atë në listë për ndeshjen e 1/16 të Ligës së Kampionëve të së martës me Paris Saint-Germain.
Trajneri i Madridit u pyet sërish për Bale të hënën dhe zbuloi se koha e tij me klubin spanjoll po shkon drejt fundit, përcjellë KosovaPress.
“Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe me pjesën tjetër të lojtarëve”, u tha Ancelotti gazetarëve. “Marrëdhëniet personale janë të forta kur të gjithë tregojnë respekt dhe ai e ka bërë gjithmonë këtë dhe nuk më ka zhgënjyer kurrë në këtë drejtim”.
Bale iu bashkua Real Madridit në vitin 2013 dhe ka kaluar një periudhë të lavdishme në klub, duke i ndihmuar ata të fitojnë dy tituj të La Liga-s së bashku me kurorëzimin e katër herë si kampionë evropianë, ndërkohë që ka pasur periudha kur ka qenë jashtë skuadrës për shkak të dëmtimeve.