Ancelotti pas fitores: Nuk është Cristiano tani kam Viniciusin

Real Madridi mbrëmë triumfoi në finalen e Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbaos.
Pas finales, tekniku italian, Carlo Ancelotti ishte kënaqur me performancën e skuadrës së tij dhe foli poashtu edhe për mungesën e Cristiano Ronaldos tek klubi madrieln.

“Më pëlqen të shoh këtë skuadër duke luajtur. Nuk kemi vetëm një stil të lojës. Luajtëm mirë ndaj një skuadre që bën presion.Lojtarët dhanë më të mirën. Është normale të ndihen të lodhur. Kemi një ndeshje të rëndësishme të enjten dhe është e domosdoshme të shërohemi shpejtë”.

“Nuk është Cristiano. Por tani kam Viniciusin”, ishte përgjigja e tij.
Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 12-të në histori. /21Media

Back to top button