Andi Thaqi u shpall “Ylli i Javës”
“Ylli i Javës” për xhiron e 33-të në BKT Superligë u shpall portieri në radhët e FC Ulpiana, Andi Thaqi. Siç informoi sot Federata e Futbollit e Kosovës, gardiani i portës së skuadrës lipjanase pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Dukagjinit.
“Ai pati disa intervenime bravuroze gjatë këtij ballafaqimi, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por të cilat nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmangej humbjes (2:1). Në fakt, KF Ulpiana tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në elitë, por me paraqjtjet e saj gjatë këtij edicioni ka fituar simpatinë e dashamirëve të futbollit.”, informoi FFK.
Çmimin “Ylli i javës” për portierin e FC Ulpiana e ndau Valmir Zekaj./21Media