Andin Hoti dhe Glauk Konjufca kandidatët potencial për president

Xhavit Haliti nga PDK në një deklarim për RTV21 tha se aktualisht për postin e presidentit, përveç Glauk Konjufcës po përmendet edhe Andin Hoti.
Kur u pyet se a kanë votë për këta dy emra, ai u shpreh se kjo është çështje që vendos Grupi Parlamentar i PDK-së.
“Mendoj se Albini po përpiqet që sa më shpejt me na qit para aktit të kryer, ose mendoj që më shumë po dëshiron mos me zgjedh presidentin dhe me çu vendin në zgjedhje”, tha ai.
Më tej u përgjigj akuzave të LVV-së se opozita nuk është konstruktive.
“Opozita është konstruktive por po do një figurë konsensuale”, u shpreh Haliti./21Media