Andoni: Vizita e Spiropalit dhe Ramës hap për lehtësimin e marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri

Analisti politik në Shqipëri, Ben Andoni vlerëson se aktualisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel jo të mirë dhe sipas tij të njëjtat nuk mund të përmirësohet deri sa të zgjidhet presidentin ri në Kosovë.
Megjithatë ai e sheh si hap pozitiv drejt lehtësimit të marrëdhënieve vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë si dhe të ministres së Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Në momentin që po flasim marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel jo të mire sepse ka mbi 140 marrëveshje që s’janë vitalizuar … a tashmë i takon z. Rama dhe Kurti të bëjmë hapat e mëtejshëm të marrëdhënieve, por duket se deri në sjelljen e presidentit të ri në Kosovë të dyja vendet s’besoj se do kenë hapa të tjerë drejt afrimit të tyre. Megjithatë vizita e Spiropalit dhe e Ramës tregon se Tirana po bënë hapin e parë të lehtësimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Andoni për RTV21.
Sa i përket mbledhjes se përbashkët mes dy qeverive, Andoni tha se nuk pret që ajo të mbahet para zgjedhjes se presidentit në Kosovë. /RTV21/21Media