“Andorra” shpërblehet me dy çmime në edicionin e parë të ‘Artmania’

“Andorra” e Kushtrimit Bekteshit mori dy çmime në edicionin e parë të festivalit “Artmania”.
Kështu, çmimi për shfaqjen më të mirë shkoi për “Andorra”, gjithashtu, çmimi aktori më i mirë, iu dha aktorit Bujar Ahmeti.
“Artmania” shënoi këtë edicion për pesë netë me radhë.
Çmimi special shkoi për regjisoren, Blerta Neziraj.
“Një javë shumë e suksesshme në Gjakovë. Faleminderit për mbështetjen”, thuhet në postimin e faqes zyrtare në Facebook.
Ndërkaq, kujtojmë se kjo javë u shënua me shfaqje të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, ekspozita, muzikë dhe stand up comedy.
Festivali shumëdimensional “Artmania” është inicuar nga një grup artistësh bazuar në vlerat artistike, trashëgiminë kulturore të qytetit të Gjakovës, angazhimit qytetar dhe mbi të gjitha vullnetit pozitiv për të prezantuar një fushë që përfaqëson./21Media

Back to top button