Andrea Meza kurorëzohet me titullin “Miss Universe”

 

Andrea Meza nga Meksika, u kurorëzua me titullin “Miss Universe” në garën e 69-të me radhë, e cila ishte anuluar vitin e kaluar për shkak të Covid-19.

“Meksikë kjo është për ty”, shkroi ajo në Instagram, bashkangjitur më një video, gjatë momentit më të lumtur të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andrea Meza (@andreamezamx)

Gara u mbajt në Hollywood, Florida, ku për hapjen e ceremonisë u përkujdes Mario Lopez dhe Olivia Culpo, gjithashtu u shoqërua me një performancë të Luis Fonsi.

Meza ishte në garë me 73 vajza të tjera, përfshirë edhe Miss Brazilin, Julia Gama, si dhe Miss Peru Janick Maceta Del Castillo.

“Jam shumë mirënjohëse që u zgjodha në mesin e 73 vajzave të mrekullueshme, me të cilat ndenja sot, të mbash kurorën e “Miss Universe” është një ëndërr e bërë realitet”, tha Meza.

Gjithashtu Miss Universi, vjen nga Chihuahua City, është një modele, një grimere dhe ka diplomuar në inxhinieri softuerike, është një aktiviste dhe punon drejtpërdrejt m Institutin Komunal të Grave, me qëllim t’i jap fund dhunës ndaj grave.

Kujtojmë se, Miss Universe Zozibini Tunzi, është gruaja e parë me ngjyrë nga Afrika Jugore, që ka fituar kurorën dhe e ka mbajtur atë deri në dhjetor të vitit 2019./21Media

Back to top button