BE-ja vazhdoi sanksionet kundër Rusisë

Për shkak të aneksimit të Krimesë

Bashkimi Evropian ka vazhduar sot sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Gadishullit të Krimesë.

Këshilli i Evropës kumtoi se masat kufizuese, si kundërpërgjigje ndaj aneksimit ilegal të Krimesë, do të vazhdohen deri më 23 qershor të vitit të ardhshëm. Sanksionet kanë të bëjnë me personat dhe kompanitë me seli në Bashkimin Evropian dhe me ndalimin e importit të mallrave nga Krimeja, me ndalimin e investimeve në Krime, me shërbimet turistike dhe me ndalimin e eksportit të mallrave dhe teknologjisë kompanive në Krime, shkruan rtv21.tv

Që nga marsi i vitit 2014, Bashkimi Evropian ka vendosur disa masa kufizuese, pas aksioneve të autoriteteve ruse, me të cilat Gadishulli i Krimesë ju bashkua Rusisë. Pas përmbysjes së presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviqit në shkurt të vitit 2014, në Krime në mars të atij viti u zhvillua referendumi, në të cilin popullata shumicë ruse e Gadishullit votoi për t’iu bashkuar Rusisë./21Media

Back to top button