Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Haradinaj u kërkon ndihmë shqiptarëve të Amerikës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj njoftoi se ka pritur në takim presidentin e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, Elmi Berishën.

Haradinaj tha se e falënderoi atë për angazhimin dhe kontributin e madh që po ofron në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe kauzave kombëtare.

Derisa shtoi se i ka kërkuar Berishës ndihmë për agjenden e integrimit të Kosovës në NATO.

“Berisha, si udhëheqës i Federatës pan-shqiptare “Vatra”, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në ëashington, si dhe në Kongres dhe Senat.Kërkova nga z. Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim. “, shkroi Haradinaj./21Media

Back to top button