Angelina Jolie viziton qytetin ukrainas Kherson

Aktorja amerikane Angelina Jolie udhëtoi përsëri për në Ukrainë. Këtë herë, ajo ka shkuar në qytetin e Khersonit. Arsyeja e saktë e kësaj vizite nuk është bërë e ditur, sipas mediave ukrainase.

Thuhet se Jolie ka qenë pjesë e një programi bamirësie, duke vizituar vende si spitale për fëmijë dhe maternitet.

Gjatë vizitës, janë publikuar fotografi ku ajo shihet duke luajtur me fëmijët.

Kjo është vizita e saj e dytë në Ukrainë, pasi ajo ishte atje edhe në vitin 2022 për një mision humanitar, ku takoi fëmijë, njerëz të zhvendosur dhe vullnetarë.

Back to top button