Anglia mund të dënohet pas incidentit me lazer në fytyrën e Schmeichel

 
Uefa ka akuzuar Anglinë pasi një tifoz, gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja Angli – Danimarkë, ia drejtoi në fytyrë dritën e gjelbër “lazer” portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel, pak kohë para se të ekzekutohej penalltia e Harry Kane.
Fotografitë qarkulluan gjithandej në rrjete sociale.
Ndër të tjera, Anglia akuzohet po ashtu edhe për faktin se gjatë kohës kur himni i Danimarkës po luhej, u dëgjuan fishekzjarre dhe brohoritje, të cilat u kritikuan edhe nga një zëdhënës i kryeministrit Boris Johnson.
“Ne nuk duam që tifozët të tallen me skuadra të tjera, duam që ata të tregojnë mbështetje dhe të jenë të respektueshëm”, tha ndër të tjera zëdhënësi.
Tutje, Uefa ka kërkuar që të gjendet personi që drejtoi lazerin në fytyrën e portierit, mirëpo pa rezultat, ndërkohë danezët kanë kërkuar që çështja të mos diskutohet më tej dhe të mbetët me kaq./21Media

Back to top button