Ankandi i parë i letrave me vlerë mbahet më 2 shkurt

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 2 shkurt, do të mbahet ankandi i parë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Sipas njoftimit, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njofitm.

Back to top button