“Anon kah Kurti”, Behrami: Presidentja në agjendën e tij

(Lajm i përditësuar)


PDK-ja s’ka votë për Konjufcën

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Click” në RTV21 pranoi se të 24 deputetët e PDK-së nuk do të kenë votë për Glauk Konjufcën kryeministër.

Ai gjithashtu pranoi se Vetëvendosje është munduar që të joshe e të kërcënojë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Ne do t’i qëndrojmë parimeve tona dhe qëndrimeve tona në të cilat ne besojmë dhe janë në interes të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, këto janë tendencat e fundit të liderit të LVV-së, Albin Kurti, për të përmbysur rregullat demokratike. “Dhe ne nuk do të lejojmë — e di që ka tentime autokrate ky njeri”, tha ai, duke shtuar se nuk do të lejojnë të bëhet një gjë e tillë.

“Anon kah Kurti”, Behrami: Presidentja në agjendën e tij

Sa i përket zgjedhjeve të reja, Behrami tha se janë pro që ato të mbahen sa më shpejt.

“Kemi parë këto manovrat e fundit të presidentes Osmani, e cila haptas është në agjendën e plotë të zotit Kurti dhe nuk është në agjendën e interesit nacional të Republikës së Kosovës, nuk është në agjendën e shumicës parlamentare, meqë shumica e përfaqësuesve politikë në Kuvend kanë kërkuar që sa më shpejt të shkohet në zgjedhje. Por Osmani ka vendosur të shkojë në rrugën e bllokimit, rrugën e sfidimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, duke anuar nga zoti Kurti. Unë mendoj që ditët e populizmit në Kosovë janë në fund”, tha ai.


Behrami: Rugova e Thaçi promovuan Kosovën properëndimore, Kurti përçarjen

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Click” në RTV21, kur u pyet në lidhje me një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili i quajti ish-opozitën hajna, tha se Kurti për pesë vite ka gërryer thellë në shoqëri dhe ka nxjerrë në sipërfaqe përçarjen.

“Ju e dini se ne kemi pasur lider zotin Ibrahim Rugova, i cili ka promovuar qytetarin e Kosovës të bashkuar, shumë perëndimor; kemi pasur një lider, zotin Thaçi, i cili ka promovuar dialogun, i cili ka promovuar edhe trimërinë në rrethana lufte. Tani kemi një lider politik që ka gërryer thellë në shoqërinë tonë dhe ka vënë në sipërfaqe përçarjen”, tha Behrami.

Ai shtoi se nuk kanë frikë nga Kurti, por nga aftësia e tij për ta shkatërruar Kosovën.

“Me dialogu me zotin Kurti është si me dialoguar me një pengmarrës”, tha ai.


Behrami: Blerja e votave nuk e dëmton PDK në komuna

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 tha se PDK nuk e dëmton në komunat e Kosovës vjedhjet e votave, duke shtuar se PDK është frymë e kundërt nga ajo siç e tha ai që promovon, kryetari i VV-së Albin Kurti.

Ai ndër të tjera tha se partia e tij është munduar që të shëroj plagat e thella të qytetarëve që sipas tij i ka hapur Albin Kurti përmes një përçarje sistematike.

“PDK nuk e dëmton nëpër komunat e Kosovës, fryma me të cilën garon PDK-ja është frymë e kundërta që promovon zoti Kurti. Ne kemi udhëhequr një fushatë depolarizuese në shumicën e komunave të Kosovës, një fushatë për qytetarët, për interesat e qytetarëve duke u munduar që të depolarizojm, të përbashkojmë qytetarët. Duke u munduar që të shërojmë plagët e thella që ky njeri i ka hapur përmes një përçarje sistematike që ka ushqyer dhe e ka injektuar në familjet tona, në lagjet tona, qytetet tona, në Republikën tonë, në aleatët tonë”, tha ai. /RTV21/21Media


Mesazhi i Kurtit për 100 euro, Behrami: E paprecedentë, mashtrues optik

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Click” në RTV21 e ka cilësuar si të paprecedentë njoftimin që kryeministri në detyrë u bëri studentëve për ndarjen e 100 eurove.

“Është e paprecedentë në historinë e Republikës së Kosovës, ku kryeministri i një vendi vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në një formë të drejtpërdrejtë, mundohet të influencojë rezultatin zgjedhor, duke keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës dhe transversalen morale, të cilën dikur Kurti e ka ngritur lart për të ardhur në pushtet, sot e ka zbritur për tokë. Dhe tani po mundohet që të përdorë dhe të keqpërdorë çdo mjet që ka në duar, duke përfshirë buxhetin, agjencitë e sigurisë, dhe paratë publike për të shantazhuar qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Behrami më tej shtoi se këtë po e bën për të blerë vota e për të ushtruar presion mbi qytetarët, sidomos në ato komuna ku VV është në balotazh.

“Nuk janë më qytetarët të cilët Kurti i portretizonte si analfabetë, por janë qytetarë të emancipuar që kanë krijuar kulturë të mjaftueshme për të kuptuar se këta janë trikat e një kryeministri në detyrë, që për pesë vite ka luajtur rolin e iluzionistit, të një mashtruesi optik, dhe këto janë trikat e fundit — kjo është magjia e fundit e një njeriu të cilit kjo magji i është fashitur”, tha ai./21Media

Back to top button