Antidroga arreston tre persona

Të shtunën, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në Regjionin e Prishtinës, gjatë punës operative në terren në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe shitblerjes së substancave narkotike edhe në nivel rruge kanë pranuar informata relevante se rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, personi i dyshuar me iniciale (R.H.) është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike të llojit Kokainë.

Pas një pune hetimore dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 04.05.2024 hetuesit policor të antidrogës kanë implementuar një plan taktik, ku fillimisht rreth orës 19:20 në Rr. “Dardania” Fushë Kosovë është ndaluar i dyshuari me iniciale (G.B; viti i lindje 1993) dhe gjatë kontrollimit të tij është gjetur një qese e vogël e mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 0.5 gram. Në vazhdimësi të operacionit rreth orës 20:40 është ndaluar vetura e tipit Fiat ngjyrë hiri, të cilën e drejtonte personi me inicialet (R.F; viti i lindjes 1996) dhe pasagjerë në veturë ishin edhe personat me iniciale (E.F; dhe F.K;), ku gjatë kontrollimit të tyre tek i dyshuari (R.F:) janë gjetur tri qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1.6 gramë.

Back to top button