Anulohen fluturimet për dhe nga Tajvani

Aeroporti Ndërkombëtar “Taoyuan” i Tajvanit tha të mërkurën se më shumë se 50 fluturime ndërkombëtare janë anuluar të enjten për shkak të stërvitjeve me raketa të Kinës.
Këto përfshinin 26 fluturime mbërritëse në Tajvan dhe 25 fluturime që niseshin nga aeroporti “Taoyuan”, transmeton rtv21.tv.
“Korean Air” gjithashtu ka anuluar fluturimet nga Incheon në Tajvan të premten dhe të shtunën, ndërsa “Asiana Airlines” anuloi fluturimin e saj të drejtpërdrejtë drejt Tajvanit të premten dhe do të monitorojë situatën./21Media

Back to top button