Anulohet debati për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, gazetares i bie të fikët
Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi Sunak dhe Liz Truss është anuluar pasi prezantueses i ra të fikët në transmetim. Debati i Sun dhe TalkTV, i organizuar nga gazetarja Kate McCann,
Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi Sunak dhe Liz Truss është anuluar pasi prezantueses i ra të fikët në transmetim.
Debati i Sun dhe TalkTV, i organizuar nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë të rrugës pasi u dëgjua një përplasje e fortë.
TalkTV tha se McCann ishte “mirë”, por i ishte dhënë këshilla mjekësore që të mos vazhdonte, transmeton rtv21.tv.
“U kërkojmë falje shikuesve dhe dëgjuesve tanë”, shtoi kanali.
Kandidatët për lidership postuan në Twitter se ishin të lehtësuar kur dëgjuan se McCann ishte mirë dhe treguan se do të ishin të lumtur të organizonin një revansh.
Prezantuesi i TalkTV duhej të bashkë-organizonte debatin së bashku me redaktorin politik të The Sun, Harry Cole, por ai u tërhoq pasi rezultoi pozitiv me Covid./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






