Anulohet festivali Bonnaroo në Manchester, Tennessee të SHBA-ve

 
Shirat e rrëmbyeshme që u shkaktuan si pasojë e uraganit Ida në Manchester, Tenesseee të SHBA-ve bënë që festivali madhështor muzikor Bonnaroo të anulohet sërish në këtë vend. Organizatorët e kësaj ngjarjeje, e cila zgjatë katër ditë, thonë se e panë të udhës që ta anulojnë atë me qëllim të sigurisë së dashamirëve të tij.
Bonnaroo u planifikua që të fillojë të enjten me 2 shtator në një ish fermë në Manchester, që ndodhet rreth një orë larg në juglindje të Neshvillit.
Organizatorët e tij, lajmin për anulim e bënë të ditur përmes medieve sociale. Sipas tyre, shirat e rrëmbyeshme gjatë 24 orëve të fundit kanë dëmtuar rajonin ku mbahet ky festival.
Organizatorët edhe më herët kishin lajmëruar fansat e tij se kishte mundësi të pakohej numri i pjesëmarrësve, kjo për shkak të shitrave, por ata përmes medieve sociale po ashtu bënë të ditur se edhe vendi ku mbahet festivali është dëmtuar goxha, që do të thotë se nuk ka hapësirë të sigurt për këtë.
Në mesin e artistëve të cilët ishin planifikuar të interpretonin për fansat janë: Tyler the Creator, deadmau5, Lizzo, My Morning Jacket, Foo Fighters dhe Megan Thee Stallion.
Festivalin Bonnaroo në vitin 2019 e ndoqën rreth 80 mijë dashamirë të muzikës, por festivali i vitit të kaluar u shty për këtë vit për shkak të pandemisë.
Atraksion në Bonnaroo është se gjatë ngjarjes interpretojnë artistë të zhanreve të ndryshme të muzikës, si rok, hio hop, xhaz, kantri, folk, rege, pop, elektronike e shumë të tjera.
Revista Rolliong Stone, Bonnaroo-në në vitin 2003 e vlerësoi si njërin prej festivaleve të dekadës. E revista GQ e ka vlerësuar në mesin e 10 festivaleve më të mira./21Media

Back to top button