Anulohet koncerti falas i Butrint Imerit

Për sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ishte planifikuar të mbahej një koncert falas nga Butrint Imeri. Por, këngëtari sot njoftoi se ky koncert është anuluar për arsyeje teknike dhe operacionale.
Butrinti theksoi se ky koncert do mbahet pasi që janë duke punuar shumë për të, por për datën se kur do mbahet ai tha se do ta mbajë të informuar publikun.
Këngëtari falënderoi Policinë dhe Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin.
“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror.
Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë.
Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkēpunim. Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm”, ka shkruar Butrinti në Facebook./21Media

Back to top button