Kaloni te përmbajtja kryesore

Anulohet miqësorja me Malin e Zi, shkak koronavirusi

Federata e Hendbollit të Kosovës bëri të ditur se sot është anuluar miqësorja me Malin e Zi, që do të zhvillohej në orën 17:00 në Podgoricë.
Ky vendim u mor për të ruajtur shëndetin e lojtarëve, përkatësisht për të shmangur kontaktin me lojtarët tjerë të Malit të Zi, që mund të jenë bartës të virusit.
”Kombëtarja jonë ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje. Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi.Kombëtarja e Kosovës kthehet sot në Prishtinë dhe nesër vazhdohet me stërvitje për ndeshjet kualifikuese të janarit.no”, u bë e ditur në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button