Anulohet seanca e sotme gjyqësore në rastin “Banjska”

(Lajm i përditësuar)
Anulohet seanca e sotme gjyqësore në rastin “Banjska”
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës ndaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq. Anulimi i seancës u bë për shkak se Gjykata e Shkupit nuk është e gatshme me pajisje për dëgjimin e një dëshmitari përmes tyre.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Andaj për këto arsye, u anulua seanca e planifikuar për sot.
Seanca e së hënës (20 tetor) u mbyll për publikun me kërkesë të prokurorit special Naim Abazi, për shkak se do të dëgjohej dëshmitari anonim A2.
Sot vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, vazhdon sot shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët po përballen me akuzën për kryerjen e veprës penale të terrorizmit,
Ndryshe në seanca e fundit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dështoi seanca edaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Dëshmitarja Dragana Antonijeviq nuk ishte paraqitur në gjykatë. Ajo kishte deklaruar se ndodhet në Serbi. Për këtë dëshmitare, gjykata konsideroi se nuk ka arsyetuar mungesën.
Gjykata do të marrë vendim nëse dëshmitarja do të shoqërohet nga organet e policisë ose do t’i dërgohet ftesa përsëri.
“Për këtë dëshmitare nuk ka arritur që ta arsyetojë mungesën. Gjykata ndërkohë do të presë që ta arsyetojë këtë mungesë në bazë të dokumentacionit apo dëshmive të besueshme, dhe pas saj do të merret vendim nëse e njëjta do të shoqërohet përmes organeve të policisë. Në këto kushte nuk do të mund të vazhdojmë seancën”, kishte deklaruar kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.