Anulohet Superkupa e Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se Superkupa e Meshkujve për edicionin 2025/26 nuk do të zhvillohet.

Ky vendim është marrë me qëllim që të mos tejzgjatet vijimi i kampionatit të ProCredit Superligës dhe për të siguruar zhvillimin e garave sipas kalendarit të paraparë.

FBK ka theksuar se prioritet mbetet organizimi i rregullt i Superligës dhe i garave të tjera kombëtare, pa vonesa dhe pa krijuar ngarkesë shtesë për klubet pjesëmarrëse.

Back to top button