Anulon performancat live të ”Prite n’shesh”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke u bazuar në vendimin e Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen përformancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës ”Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.
”Gjithsesi, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00”, thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës i ka apeluar qytetarët që të respektojnë vendimin e Ministrisë që të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat./21Media