Anxhela do i këndojë Tiranës në albumin e ri, sekuencë nga kënga

Artistja Anxhela Peristeri ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë albumin e ri.
Në mësin e këngëve pjesë të albumit, është edhe ajo për Tiranën.
Siç njofton Anxhela përmes Instagramit, “N’Tiranë” është kënga e parë e albumit të ri të saj.
Këtë këngë do të keni mundësi ta dëgjoni nga dita e shtunë(dita kur lansohet).
“Sa dashuri ka pare Tirana.. Te shtunen nisim se bashku rrugetimin e nje albumi qe e kam shume perzemer, dedikuar Tiranes, jo vetem si qytet po si inspirim per te krijuar, per te kontribuar e me e rendesishme per te lene gjurme. “N’TIRANË”eshte kenga e pare e albumit qe prezantohet te shtunen ne kanali tim ne YouTube. Ju Dua”, ka shkruar Anxhela në Instagram.
Peristeri gjithashtu, ka publikuar sekuencë nga kënga së cilës i është realizuar edhe videoklipi.


E fundit nga Anxhela është “Nuk më doje”./21Media

Back to top button