Anxhela flet për eksperiencën në Eurovision

 

Mbrëmë është mbajtur nata finale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021” që u mbajt në Rotterdam të Holandës.

Italia ka fituar Eurovisionin 2021. Ky shtet u përfaqësua nga Maneskin me këngën “Zitti E Buoni”, kurse Shqipëria, e cila këtë vit u përfaqësua nga Anxhela Peristeri, u rendit në vendin e 21-të me gjithsej 57 pikë.

Anxhela përmes një postimi në Instagram  ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, teksa ka folur përeksperiencën e saj në Eurovision.

“Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume. (Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve). Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam ,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj. Ju falenderoj qe ishit krenare per mua”, ka shkruar Anxhela.

Vlen të theksojmë se vendi i tretë i takoi Zvicrës që u përfaqësua nga këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.
Në finalen e madhe të Eurovision-it konkurruan 26 këngë./21Media

Back to top button