Apeli e kthen në rigjykim rastin ”Veteranët”

Gjykata e Apelit ka bërë  të ditur se e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si ”Veteranët”.
Në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
”Aprovohet si e bazuar ankesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa, anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime te Renda, i datës 16.04.2021, dhe lënda kthehet në rigjykim dhe vendosje”, bëhet e ditur në komunikatë.
Në shtator të 2018-s, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tyre, derisa ata ishin deklaruar të pafajshëm./21Media

Back to top button