Apeli i Speciales dënon Salih Mustafën me 22 vjet burgim

(Lajm i përditësuar)


Apeli i Speciales dënon Salih Mustafën me 22 vjet burgim

Gjykata e Apelit të Speciales ka shpallur aktvendim ndaj Salih Mustafës, duke e dënuar me dënim unik prej 22 vjet burgim për krime lufte.

Aktgjykimi u shpall të enjten në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, nga kryetarja e trupit gjykues Michele Picard,

Gjykata e Shkallës së Parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, e kishte shpallur fajtor Salih Mustafën për krime lufte duke e dënuar me 26 vite burgim. Ndërsa gjatë seancave të Apelit, Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm.

“Unë kisha me thënë që edhe praktikisht edhe moralisht nihna i pafajshëm edhe pse juridikisht gjykata me ka shpallë të fajshëm, për shkak se jam i bindur që absolutikisht asnjë vepër për ato çka m’i ka ngarku prokuroria që tri vite nuk i kam konsumu”, kishte deklaruar Mustafa, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Salih Mustafa kishte paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 pika kundër vendimit dënues me 26 vite burg të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata Speciale më 16 dhjetor 2022.

Në seancën e mbajtur 26 tetor, mbrojtja e Salih Mustafës përmes avokatit Julius Von Bone ka thënë se gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues ishte selektiv dhe mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër Mustafës. Po ashtu, mbrojtja pretendoi se trupi gjykues ka bërë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në rasti e shqiptimit të dënimit. Me këtë rast, avokati Von Bone ka kërkuar nga Apeli interpretim të Kushtetutës.


​Sot shqiptohet aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën

Paneli i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë sot do ta shqiptojë aktgjykimin në rastin e Salih Mustafës, duke nisur nga ora 09:30.

Seanca do të jetë publike dhe e hapur për media, sipas njoftimit të kësaj gjykate.

Mustafa u shpall fajtor për krime lufte nga kjo gjykatë më 16 dhjetor 2022, duke u dënuar me 26 vjet.

Ndërkaq, më 2 shkurt mbrojtja kishte apeluar kundër këtij aktgjykimi.

Back to top button