Aplikimi i Kosovës për anëtarësim, BE: I mbetet Këshillit ta marr në konsideratë

Bashkimi Evropian tha se është në dijeni të synimeve të Kosovës për të paraqitur aplikimin për anëtarësim në Union, por e ka qartësuar se Traktati i BE-së përcakton procedurat për përafrim për anëtarësim. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënëse e BE-së, Ana Pisonero, në një konferencë me gazetarë në Bruksel duke thënë se i mbetet Këshillit që ta marrë në konsideratë aplikimin sapo ta pranojë. Pisonero e konfirmoi takimin e komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“Mendoj se Kosova ka dal publikisht me qëllimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në BE. Ju e dini se Traktati i BE-së është i qartë sa i përket procedurave të përafrimit për anëtarësim në BE, dhe i  mbetet Këshillit që sapo t’i pranojë aplikacionet t’i konsiderojë ato”, tha Pisonero.
Zëvendës kryeministri I Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në Bruksel për një vizitë zyrtare dhe është bërë me dije se vizita e tij përputhet me synimet e Kosovës për të paraqitur aplikimin për anëtarësim në BE. Kryeministri Kurti ka bërë me dije se Kosova do të aplikojë për anëtarësim përpara fundit të këtij viti./21Media

Back to top button