Apolloni: Ndarja e çmimeve “Oscar 2022” ishte e parashikueshme
Regjisori Ben Apolloni ka komentuar ceremonin e ndarjes së çmimeve “Oscar 2022”.
Në porgramin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë”, Apolloni ka thënë se ndarja e çmimeve “Oscar 2022” ishte e parashikueshme.
“Nuk pati ndonje befasi në ndarjen e çmimeve, ishte e parashikueshme. Vlera e çmimeve “Oscar” po humb pasi që po parashikohen gjëra, po dihet se kush po fiton”, ka thënë ndër tjera Apolloni.
Filmi “CODA” i prodhuar nga studio Apple Original Films me regji të Sian Heder është fituesi i edicionit të 94-të të çmimeve “Oscars”./21Media