Apostolova: Duam ta shohim krijimin e Qeverisë

Apostolova vizitoi LDK-në

Shefja e vizitoi shefja e Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Natalya Apostolova zhvilloi një vizitë sot në selinë qendrore të LDK-së.

Apostolova tha se duan që sa më shpejt të formohet qeveria.

“Jo nuk kemi ndonjë informacion të ri. Unë thjesht po e vizitoj partitë politike. Por, sigurisht se duam ta shohim krijimin e Qeverisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në mënyrë që të punojmë së bashku për agjendën evropiane”, është shprehur ajo.

Lidhjen Demokratike të Kosovës dje e ka vizituar edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe ai i Britanisë, Nicloas Abbot.

Mandatarit Albin Kurti i kanë mbetur edhe 13 ditë  deri në përfundim të afatit ligjor kur ai duhej të prezantojë Qeverinë e re.  Edhe pse tash e tre muaj nuk ka arritur të bëjë koalicion me LDK-në,  Kurti ende nuk ka trokitur as në dyert e partive të tjera për të marrë mbështetje për formimin e Qeverisë./21Media

Back to top button