Aprovohen mbi 48 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, mbi 18 mijë refuzohen

 

Të shtunën pritet të përfundojë rinumërimi i 552 vendvotimeve dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

Sa i përket verifikimit të zarfeve me fletëvotime nga votuesit jashtë vendit, deri më tani janë refuzuar 18 mijë e 766 ndërsa janë aprovuar mbi 48 mijë zarfe./21Media

Back to top button