Aprovohet doza e tretë e vaksinës anti-Covid-19 edhe për moshën 12+ vjeç

Edhe personat e moshës 12 + vjeç në Kosovë tani mund ta marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Kjo pasi një gjë e tillë u aprovua sot nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Vaksina rekomandohet për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.
Deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18+, derisa grupmosha 12-17 vjeç ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë.
Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.
Me rritjen e numrit të të infektuarve Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa asnjë rezervë./21Media

Back to top button