Arben Vitia: Ditë thelbësore për demokracinë dhe shtetin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga VV-ja, Arben Vitia sot ka votuar sot në shkollën ”Ali Sokoli”, në Prishtinë.
Vitia ka dhënë një prononcim për media pas shfrytëzimit të të drejtës së votës, ku ka thënë se kjo është ditë thelbësore për demokracinë dhe shtetin tonë.
Tutje, Arben Vitia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë.

Nga 38 komuna të Kosovës, sot në balotazh do të votohet për të zgjedhur kryetarin në 21 komuna.
Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti, shkruan rtv21
Në raundin e parë të zgjedhjeve, me 18 tetor me me shumë se 50% të votave është zgjedhur krytari në: Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj në Pejë dhe Lipjan, Deçan dhe Suharekë, në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh./21Media
 

Back to top button